Kryetari mbështet shenjëtaret Urata dhe Lumtrije Ramës reprezentuese në lojrat olimpike

VitiPostuar: 11:55 / 03.06.2016

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot reprezentueset e Kosovës në Lojërat Olimpike në “Rio de Janeiro”, shenjëtaret Urata Rama dhe Lumturije Rama.

Ai i ka përgëzuar ato për rezultatet e deritanishme të arritura , ndërkohë që ju ka premtuar mbështetjen institucionale, për tu përgatitur sa më mirë për këtë olimpiadë. “Si komunë jemi krenar me arritjet e juaja të deritanishme dhe na mbanë shpresa se këto rezultate do t`iu përcjellin edhe në Lojërat Olimpike në Rio”, ka thënë Haliti.

Ai ka theksuar se si kryetar komune përmes Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport , këtyre garueseve do ofrojë çdo mbështetje të nevojshme në mënyrë që të ngritin formën për rezultate të reja, me të cilat do ti bëjnë krenar jo vetëm qytetarët e Vitisë , por të mbarë Kosovës.

E shenjëtarja Urata Rama, reprezentuese e Republikës së Kosovës në Lojrat Olimpike në Rio, është shprehur e kënaqur me përkrahjen që po i japin institucionet komunale si në përgatitjet për lojërat e ardhshme olimpike, ashtu edhe në të kaluarën, pasi sipas saj falë kësaj mbështetje janë arritur rezultatet që kanë ndihmuar në arritjen e normës olimpike. ”Krahas përgatitjes fizike jemi duke bërë përgatitjet e nevojshme edhe në poligonin e shenjëtarisë në Viti”, ka thënë Rama.

Ajo ka theksuar se norma olimpike në disiplinën e gjuajtjes me pushkë ajrore në distancë 10 m është 392 rrathë dhe se këtë normë e ka tejkaluar në garat me karakter ndërkombëtar të mbajtura në Slloveni, ku ka rritur rekordin me 409,4 rrathë.” Këtë rekord jam e bindur se do ta kaloi edhe në Rio”, është shprehur Rama. Kurse Lumturije Rama, reprezentuesja tjetër nga Kosova në Lojrat Olimpike në Rio, ka thënë se disiplina në të cilën do të garoi ajo është gjuatja me pistoletë ajrore në distancë 10 metra dhe se normën olimpike e ka rritur në garat e mbajtura në Slloveni, ku ka arritur të kap 366 rrathë që ishte 1 më shumë se norma olimpike. “Me këtë normë kam marrë pjesë edhe në Kupën e Botës të mbajtur në Gjermani , ku prapë kam arritur normën olimpike , pasi kam arritur rezultatin në kufijtë e kësaj norme 365 rrathë”, ka thënë Rama.

Në pritjen e kryetarit të komunës të organizuar për shenjëtaret Urata dhe Lumturije Rama, morri pjesë edhe drejtoresha për kulturë rini e sport Kaltrina Sylejmani, e cila ka thënë se rezultatet e arritura nga këto shenjëtare, e bëjnë krenar çdo qytetarë të Kosovës dhe se ato do të kenë mbështetje të plot edhe LO të Rio-së , të cilën mbështetje e kanë pas edhe në Lojërat Olimpike Verore të mbajtura në Baku të Azerbejxhanit.