Dardan Menxhiqi dhe Shqipe Tahiri sportistët e vitit në Vushtrri

VushtrriPostuar: 10:21 / 21.12.2016

Ish Kampioni botëror nga Kreta e Greqisë, Kampioni nga Turneu ndërkombëtar, ‘’Gjakova Open”, Kampioni nga Turneun memorial ndërkombëtar, ‘’Besim Kabashi”, pjesmarrësi në kupen botërore që u mbajt ne Antali të Turqisë, njëherësh kampion i Kosovës, kiksboksieri Dardan Menxhiqi, është shpallur sportist i vitit 2016 në Vushtrri. Ndërkaq, Shqipe Tahiri, njëra ndër lojtaret më të dallaura ne hendbollin e shtetit te Kosovës, anëtare e Reprezentacionit të Kosovës, vetmohuese dhe lidere e vërtet e ekipit është shpallur sportistja e vitit nga rradhët e seniorëve.

Epiteti i klubit më të sukseseshëm të Femrave (Senioret), për vitin 2016 i takoi Klubit të Hendbollit “Kosova”, kurse Klubi me i suksesshem te meshkujt (Seniorët) per vitin 2016 u shpall Klubi i Kickboxit “Kosova”. Për suksesin e madh që arritën sportistët vushtrrias në të gjitha garat në vitin që lamë pas,në ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të dalluar që u organizua nga Drejtoria për KRS, kryetari i komunës Bajram Mulaku ka përgëzuar të gjithë sportistët.

Ai ka thënë se me sukseset e tyre sportistët vushtrrias janë bërë tashmë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Vushtrrisë si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Mulaku me këtë rast ka ndarë një mirënjohje të veçant për futbollistin e mirënjohur, Milot Rashica, për të cilin ka thënë se është shembull për gjeneratat e reja si duhet përmes punës dhe angazhimit të arrihen suksese kulminante.

Një mori mirënjohjesh dhe medalesh për sportistet e dalluar ka ndarë edhe Zv.ministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi, i cili në Vushtrri njihet si një pingpongist i njohur.Në mesin e dhjetë sportistëve më të dalluar të vitit 2016 nga të dy kategoritë janë edhe Gresa Bashkolli-KH Samadrexha, Kaltrina Selaci-KH Samadrexha, Marigona Kallura-KH Kosova, Agnesa Pllana-KV Vushtrria, Arlinda Sadiku-Kh Kosova, Gentiana Pllana-KV Vushtrria, Elmedina Rrustolli-KV Vushtrria, Shpresa Kutlovci-KBB Vushtrria dhe Artidona Sahiti-KBB Vushtrria.

Ndërsa tek meshkujt më të dalluarit për vitin 2016 janë, Arben Karaqa-KH Kosova, Liridon Hasani-KM Kosova, Dardi Pllana-KV Vushtrria, Egzon Ademi-KH Kosova, Dardan Bashkolli-KH Samadrexha, Enver Konushevci-KickBox Kosova, Lirion Ferati KickBox Kosova, Veton Terstena-KBB Vushtrria dhe Alfred Pllana-Kv AS Vushtrria Trajneri më i mirë është shpallur Lutfi Menxhiqi dhe Dr.Fazli Jetullahu, punëtori sportiv më i mirë u shpall Fadil Maxhuni, pedagogë sportivë më të mirë Bashkim Ademi e Ilir Izmaku, kurse për kontributin e dhënë në sport gjatë jetës Mirënjohje Post Mortum janë ndarë për Fahri Maloku, Ferki Rashica, Shyqyri Quni dhe Musa Balaj./InfoKomuna/