AKR në Vushtrri themeloi nëndegën e 19-të me radhë
Kuvendin e hapi kryetari Nasuf Aliu, i cili i falenderoi anëtaret Sadete Mema dhe Mirjeta Mikullovci për anagzhimin e tyre në këtë proces. Ai po ashtu bëri një gjithëpërfshirje të situatës në të cilën gjendet çdo qytetar dhe i dha shumë arsye se pse të zgjedhet AKR-ja. Ai tha se ndryshimi fillon pikërisht nga heqja dorë e atyre që nuk kanë qenë në gjendje të ndryshojnë jetën e një qytetari qoftë me një veprim sado të vogël me hapjen e një trafike të vogël apo diçka të tillë. Por, ajo çka kanë bërë pushtetarët tanë dëshmohet me mbylljen e fabrikave siç është shembulli i Llamkos-it.
Kryetari Aliu theksoi se akoma jemi shtet në tranzicion dhe përballemi me probleme të brenshme, akoma kemi Mitrovicën e ndarë, akoma ushtrinë e paformuar, akom investime në rrugë e asfalt. Tani është momenti të ndryshojmë, sepse gjithçka është në dorën tonë. Nëse ne e shesim veten për një votë 50 apo 100, aq është vlera jonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, tha ndër të tjera kryetari Aliu.
Më pas vazhdoi punimet kuvendi i kësaj nëndege, ku me këtë rast në prezencen e 24 delegatëve u formua edhe kryesia e përbëre nga:
Kryetar: Sadete Mema
Nënkryetar i parë: Syzana Rashica
Nënkryetar i dytë: Mirjeta Përçuku
Sekretar: Mihane Përçuku
Anëtarët:
Fetije Mema
Vedat Imeri
Ajtene Mema
Sevdije Halimi
Sadije Demiri
Lumnije Kozhba
Flamur Syla
Xhezide Qerimi
Hasime Demiri
Takimi u përmbyll me fjalimin e kryetarës së sapo zgjedhur Sadete Mema, e cila i falenderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe u shpreh e gatshme për të kontribuar në çdo kohë dhe pa rreshtur në të mirën e komunitetit të saj. Poashtu tha se nga sot do të mundohet të sjellë të mirën për këtë pjesë të qytetit e cila deri sot ka qenë e anashkaluar. /Vizioni.info/