Hani Elezit, uji dhe çerdhet mbeten problem

Hani i ElezitPostuar: 17:17 / 30.03.2017

Uji dhe çerdhet vazhdojnë të jenë probemi kryesorë për Komunën Hani Elezit.

Kryetari i kësaj komune, Rufki Suma, thotë se shumica e projekteve të parapara janë realizuar, por këto dy çështje mbeten problematike.

“Nga niveli qendror nuk lejohet që ne tëmerremi me menagjimin e ujit, e në anën tjetër as kompania regjionale, e cila është kompetente të merret me këtë çështje, nuk e kryen punën e vet. Gjithashtu edhe projekti i çerdhes së fëmijëve deri tani nuk është realizuar për shkak seprona ku duhej te ndërtohet  çerdhja kaqenë e planifikuar me plan zhvillimor në pronat e ish-armatës jugosllave e qekëto prona deri  në shtatorin e vitit2016 nuk kanë qenë në posedim të komunave,” ka sqaruar Suma për InfoKomunën.

Ai thotë se me vendim  të Gjykatës Supreme këto pronat i rikthehen komunës dhe me buxhetin e planifikuar për vitin 2017,  edhe ky projekt kryetari Suma pret të realizohet gjatë këtij viti, duke treguar se është në procedurë të tenderimit.

Ata nuk kanë probleme me pushtetin qendror sa i përket mbështetjes në projekte konkrete.

“Në përgjithësi jemi të kënaqur edhe pse jo mete gjitha ministritë, e sidomos me MASHT-in, e cila nuk ka financuar as edhenjë projekt edhe përkundër premtimeve për financim të projekteve.”

I pari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, vlerëson se jeta e qytetarëve është përmirësuar dukshëm, sidomos në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, përkrahje e biznesit, sektorin e bujqësisë  ndërmarrësisë private dhe në përgjithësi gjendja e përgjithshme sociale ekonomike.

Por, sipas tij, sfiduese mbeten zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm,dhe indentifikimi i projekteve dhe burimeve financiare për të  hapur perspektivë  për zbutjen e papunësisë.

/InfoKomuna/