Kamenica me dhjetëra projekte në proces

KamenicëPostuar: 10:42 / 24.03.2017

Komuna e Kamenicës po realizon dhjetëra projekte të parapara në platformën qeverisëse të kryetarit, Begzad Sinani. Ai thotë për InfoKomunën se janë në përfundim e sipër të disa projekteve, kurse disa të tjera janë në proces të fillimit të procedurave tenderuese që deri në fund të këtij viti parashihen të përfundohen.

Sinani thotë se kanë krijuar njëstandart të ri të komunikimit dhe bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovësdhe donator të ndryshëm duke përmendur nënshkrimin e shumë marrëveshjeve tëbashkëpunimit në financimin e disa projekteve kapitale që kanë ndikuar në përmirësimine jetës dhe kushteve të qytetarëve.

“Realisht sa i përket ndarjes sëbuxhetit nga niveli qendror Komuna e Kamenicës nuk është mbështetur mjaftueshëmsi në kategorinë Investimeve Kapitale dhe Subvencione duke marrë parasyshspecifikat e territorit kodrinoro malor të komunës së Kamenicës si dhe kërkesate shumta nga ana e qytetarëve për Investime dhe subvencione,” ankohet Sinani,sikurse shumica e komunave të tjera.

Përveç kësaj, kjo komunë përballetme kërkesa të shumta për punësim dhe si Qeveri Lokale thotë se po krijojnëkushte dhe infrastrukturë të nevojshmë për zhvillimin e sektorit të Bujqësisë,Blektorisë, Bletarisë, Pemëtarisë dhe Turizmit malor me qëllim të krijimit tëvendeve të reja të punës duke stimuluar bizneset e vogla familjare në sektorëte lartëcekur.

“Ne po ashtu jemi në shërbim tëpërditshëm në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve mbrendamundësive tona buxhetore dhe do të gjejmë mundësi dhe bashkëpunim me të gjithëorganizmat vendor e ndërkombtarë në mbështetje dhe realizim të projekteve qëkanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve,”zotohet Sinani.

Realizimi i projekteve në Arsim:Ndërtimi i shkollës së Mesme në Roganë, Renovimi i shkollave në Hogosht,Koretin, Kamenicë, është në fazën e tenderimit ndërtimi i shkollës në Busavatëdhe inventarizimi i disa shkollave si dhe furnizimi me paisje të IT-së në disashkolla në Komunën e Kamenicës, po ashtu rregullimi i terreneve sportive në dyshkolla në qytet dhe një në shkollën e fshatit Hajnoc, kemi eliminuar mësiminnë tri ndrrime në fshatin Roganë aktualisht mësimi zhvillohet mësimi në dyndrrime në të gjitha shkollat.

Realizimi i projekteve nëInfrastrukturë: Krijimi i hapësirave gjelbruese në qytet dhe mirëmbajtja   e hapsirave publike, dy parqe në qytet dhenjë në fshatin Berivojcë, një park në fshatin Hodonoc;  Asfaltimi i rrugës Hogosht – Lisockë – Kapi,Asfaltimi i Rrugës Topanicë – Bllatë – Dajkoc, Koretin Dajkoc, Asfaltimi iRrugës kryesore në Lagjen Malësia dhe ka filluar rruga Muçiverc-Kranidell poashtu gjatë këtij muaji do të fillojnë procedurat e tenderimit për Rrugënkryesore në Kopërrnicë.

Është investuar në trajtimin eujërave të zeza në qytet dhe fshat dhe gjatë këtij viti janë nënshkruarmarrëveshjet e bashkëpunimit për rregullimin e ujësjellësve në Koretin,Novosellë, Roganë, Muçiverc, Hodonoc, Kopërnicë, Kolloleq dhe Shipashnicë eEpërmë që do të funksionalizohen gjatë këtij viti dhe kemi mirëmbajtur dhezgjeruar rrjetin e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra në gjithë komunënpothuajse është përfshirë 87% e territorit me ndriçim publik, kurse sa i përketzhvillimit ekonomik kemi krijuar kushte të mira për investitioret duke ofruarpronën komunale për investitorët e interesuar vlen të theksohet investimi ngaAIR Energy vlera e projektit 43.000 milion në energjinë alternative në Kikë dhepritet të fillojë po ashtu investimi prej 5.000 milion në fshatin Novosellë eenergjisë solare dhe kemi subvencionuar Bujqët dhe fermerët në sektorë tëndryshëm vlenë të përmendet bashkëpunimi me ADA Austria që nga Komuna e jonëjanë përzgjedhur 7 fermerë që kanë përfituar donacione në vlerë prej 381.000.

Po ashtu, në Kamenicë thotë seështë funksionalizuar shërbimi stomatologjik në Roganë, kanë  strehuar 20 familje me raste sociale me njëobjekt koletiv, janë në përfundim të palestrës sportive në qytet dhe objektittë ri të Komunës që pritet të jenë funksionale mbrenda muajsh dhe objekti ishërbimit të zjarrëfikësve në Muçivercë dhe renovimi i QKMF në qytet dherenovimi i QMF-së në Hogosht dhe funksionalizimi i shërbimit Stomatologjik.

/InfoKomuna/