Kulla e ikonë e Deçanit shndërrohet në muze etnologjik

DeçanPostuar: 10:57 / 22.02.2023

Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në atë rajon, është shndërruar në muze etnologjik.

Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të rrafshit të Dukagjinit.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP, teksa është përuruar në kuadër të programit të Qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.