Në Deçan mbahet festa tradicionale “Dita e Gështenjës”
DeçanPostuar: 18:37 / 20.10.2023
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi ka ndarë pamje nga festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, e mbajtur sot.
Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Kemi mbajtur sot festën tradicionale “Dita e Gështenjës”.
Ngjarje kjo që lidh kulturën, gastronominë dhe trashëgiminë tonë të pasur, e njëherit e promovojmë më së miri gështenjën, si pasurinë e vendit tonë.
Kësaj feste i’a shtuan madhështinë piktorët më të mirë shqiptarë, të cilët shfaqën veprat e tyre në ekspozitën e hapur në objektin e Kolonisë së Artistëve.
Kjo ngjarje po ashtu u pasurua nga panairi me produktet vendore, nga fermerët e komunës sonë, njerëzit më punëtorë të vendit.
Falënderoj gjithsecilin nga ju për pjesëmarrjen e juaj sot!
BR