Mbahet Panairi i Edukimit dhe Karrierës në Shkollën Profesionale IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj

FerizajPostuar: 18:10 / 24.10.2023

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti morën pjesë në Panairin e Edukimit dhe Karrierë në Shkollën Profesionale IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra për Karrierë ku përveç nxënësve që prezantuan punën e tyre përmes produkteve që ata përgatisin gjatë punës praktike ishin të ftuar edhe bizneset me të cilat shkolla bashkëpunon për realizimin e pjesës praktike, duke prezantuar produktet e tyre e ku mes tjerash ishin pjesëmarrëse edhe USHAF,  Fakulteti i Bujqësisë, Kolegjet UBT, AAB, Universum, Evolution etj, organizim ky që u vlerësua lartë nga të gjithë të pranishmit.