Në Ferizaj hapet ekspozitë me karakter historik

FerizajPostuar: 15:40 / 28.07.2023

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Ferizajt, konktretisht nga Muzeu i Qytetit të Ferizajt, ka hapur një ekspozitë e cila ka një karakter historik.

Muzeu i Qytetit në Ferizaj, gjatë ditës së sotme ka bërë hapjen e ekspozitës me karakter historik më në kuadër të  “Ditëve të Mërgatës” dhe 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt.  

Kjo ekspozitë është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga mërgimtarët tanë.