Në Ferizaj sot nisi Festivali i Teatrove për Fëmijë

FerizajPostuar: 19:21 / 04.03.2024

Për herë të parë, në Ferizaj sot nisi Festivali i Teatrove për Fëmijë që zgjat deri më 7 Mars, duke u shtrirë edhe në komunat e Rajonit të Ferizajt, ngjarje kjo vazhdimësi e kryengjarjes më të vjetër teatrore në mbarë gjeografinë shqiptare Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

“Vogëlushët do të shijojnë për këto ditë, prodhimtarinë më të mirë teatrore për fëmijë, dekorin e veçantë, lojërat garat e diturisë dhe gjithë programin e përgatitur nga ekipi i Festivalit, prirë nga drejtori i Festivalit, Besim Ugzmajli.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Agim Aliu.