Ansambli i Këngëve dhe i Valleve "Zëri i Kosovës" me medalje e mirënjohje kthehet nga Tirana
Në organizim të Bashkisë së Tiranës, njësia administrative Krrabë, u mbajt festivali mbarëkombëtarë Ditët e Verës edicioni i 11.
Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Zëri i Kosovës nga Fushë Kosova përveç pritjes madhështore që ju bë nga qindra të pranishëm, ishte i nderuar edhe me prezantimin e këngëve dhe valleve të luajtura para këtij publiku madhështor ku në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erjon Veliaj, Ansambli u nderua me medaljen dhe mirënjohjen kryesore nga z. Veliaj për prezantim të suksesshëm.
Për një performancë të shkëlqyer nga juria e këtij Festivali përkatësisht kryetari i jurisë z. Emir Dizdari, u vlerësuan edhe valltarët Bajram Ternava dhe Deshira Bekteshi, anëtar të këtij Ansambli si valltarët më të mirë të festivalit. /InfoKomuna/