Ansambli “Zëri i Kosovës” udhëtoi për në Turqi

Fushë KosovëPostuar: 11:12 / 06.09.2018

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova udhëtoi sot për në Bursa të Turqisë për të përfaqësuar Kosovën në Festivalin e Trembëdhjetë Ballkanik “Uluslararasi NAKE Balkan Festival Eylul 2018”.

Ky ansambël, i cili është përzgjedhur për këtë ngjarje kulturore, do të prezantojë vlerat dhe kulturat e vendit si dhe do të luaj valle me motive dhe koreografi të zgjedhur.

Koreografi Dilaver Kryeziu tha para nisjes se Ansambli është mirë i përgatitur dhe në Turqi do të prezantohet me kostumografi dhe valle autoktone që janë përzgjedhur enkas për këtë festival.

S’i çdo herë, këtë udhëtim, edhe kësaj radhe, e mundësoi Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë-Kosovës. /InfoKomuna/