Kryetari Berisha priti në takim Drejtorin e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës”, Selman Rexhepi

Fushë KosovëPostuar: 11:44 / 13.09.2023

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka pritur në takim Drejtorin e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës”, Selman Rexhepi.

Sfidat me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, problemet dhe hallet e tyre ishin në fokus të kësaj bisede.

Drejtori i kësaj shoqate z.Rexhepi e falënderoi Kryetarin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme të shqiptarëve te Medvegjës.

Kryetari Berisha tha se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen.