Kryetari Gjini priti në takim shkrimtarin shkodran Romeo Gurakuqi

GjakovëPostuar: 14:51 / 22.09.2023

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi ka njoftuar se, sot ka pritur në takim shkrimtarin shkodran Romeo Gurakuqi.

Postimi i plotë i kryetarit Gjini:

Ishte kënaqësi të pres në takim shkrimtarin shkodran Romeo Gurakuqi, i cili na ka nderuar duke përzgjedhur Gjakovën për të promovuar librin e tij më të ri "Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946".

Kjo vepër, është pasuri e madhe për historinë shqiptare dhe letërsinë në përgjithësi!

Autorit, i urova shëndet dhe shumë suksese në krijimtarinë e tij në të ardhmen.