Mbahet Panairi Agroushqimor – Gjakova 2023
Nën organizimin e Komunës së Gjakovës – Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, është mbajtur sot Panairi Agroushqimor – Gjakova 2023.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryetari i Komunës Ardian Gjini u shpreh se Gjakova ka biznese të shumta prodhuese dhe falë punës së tyre, ato po zhvillohen çdo ditë e më shumë. “Po ndihem mirë kur po shoh nga afër produktet të cilat prodhohen në komunën tonë dhe me këtë rast dua t’i siguroj edhe një herë ndërmarrësit tanë që si Kryetar Komune do të jem gjithmonë pranë tyre për t’i ndihmuar për avancimin e veprimtarisë së tyre” tha ndër të tjera ai.
Ndërkaq, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Gani Hajdari është shprehur mirënjohës ndaj bizneseve që janë bërë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për ta dhe institucionin komunal.