Në Gjakovë për Ditën e Librit, dhurohen libra për bibliotekën "Ibrahim Rugova"

GjakovëPostuar: 14:18 / 23.04.2018

23 prilli, Dita Botërore e Librit u shënua edhe në komunën e Gjakovës nën moton “Dhuro edhe ti”.

Ky manifestim, siç njofton komunikata nga kjo komunë, u hap me leximin e poezive nga poeti për fëmijë, Agim Byci.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, së bashku me të gjithë drejtorët e drejtorive kanë dhuruar libra në vlerë prej 1300 eurosh që sado pak të kontribuojnë në shtimin e fondit të librave në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rugova”.

“Duke promovuar librin ne krijojmë shprehinë e leximit tek të gjithë jo vetëm tek të vegjlit”, ka thënë Gjini. Poashtu, në ditën botërore të librit janë ndarë edhe shpërblime për lexuesit më të mire.