Nesër në Gjakovë fillon Komedia Fest
Nesër në Gjakovë fillon edicioni i pestë i Komedia Fest, ku përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse, program për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm.
Organizatorët e Komedia Fest kanë bënë të ditur se edicioni i pestë jubilar do të përmbajë aktivitete të ndryshme të cilat kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë.
Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova dhe Finlanda.Ky edicion është përkrahur nga kuvendi komunal i Gjakovës dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport.Veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet.