Hani i Elezit feston 28 Nëntorin me program të larmishëm artistik

Hani i ElezitPostuar: 10:16 / 26.11.2015

Me rastin e Festës së “28 Nëntorit Ditës së Flamurit” SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit do të prezantohet me program kulturor e artistik.

Shtëpia e Kulturës “Imri Curri” nga Hani i Elezit, është nikoqire e një programi artistik të “28 Nëntorit Ditës së Flamurit”. “Me rastin e Festës së “28 Nëntorit Ditës së Flamurit” SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit me datë 27.11.2015 duke filluar nga ora 15.oo do të prezantohet me program kulturor e artistik që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit.