Nderohet me "Mirënjohje" veterani i arsimit Abdylxhelil Kaloshi
Kyetari i komunës Rufki Suma priti sot në takim rasti Abdylxhelil Kaloshi, ish Arsimtarë në SHFMU Veli Ballazhi në fshatin Gorancë.
Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të Abdylxhelil Kaloshi, dhe për të falëndeuar për kontributin e tij shumëvjçarë në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve të fshatit Gorancë.
Kryetari i komunës Rufki Suma, Nënkryetari i komunës Menduh Vlashi, Drejtori i DKA-së Irfan Qajani dhe Faruk Berisha Drejtori i SHFMU Veli Ballazhi, i uruan shëndet dhe jetë të gjatë veteranit të arsimit Abdylxhelil Kaloshi i cili u nderua me Mirënjohje nga komuna e Hanit të Elezit.
Fatkeqësisht përkundër vullnetit nga Komuna e Hanit të Elezit që të zbatojë obligimin nga Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë dhe SBASHK-ut nga kontrata kolektive për pagesën e tri pagave për punëtorët e arsimit që dalin në pension, sipas MAP-së kjo nuk mundë të realizohet me arsyetimin se kontrata kolektive ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës./InfoKomuna/