Istog: Shkolla Fillore "Martin Camaj" pajiset me inventar të ri
IstogPostuar: 11:30 / 01.11.2016
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët Martin Camaj në Gurrakoc ka qenë përfituese e projektit Furnizimi me mjete të konkretizimit dhe Laboratorë Shkencore në bazë të marrëveshjes në mes të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe komunës së Istogut, ku vlera e përgjithshme e projektit ka qenë 18,479.25.
Komuna e Istogut ka participuar në shumë prej 5,479.25 euro ndërsa kontributi i EU-CSP III ka qenë 13,000.00 euro. Pranim-dorëzimin e këtyre pajisjeve e bëri Nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtori i DKA-së Agim Haxhiu si dhe drejtoresha e Shkollës Mimoza Kabashi.
/InfoKomuna/