Biblioteka e Kaçanikut pasurohet edhe me 165 tituj të rinj shkencorë e letrar

KaçanikPostuar: 11:03 / 31.12.2015

Biblioteka e qytetit në Kaçanik pasurohet edhe me 165 tituj të rinj shkencorë e letrar, të dhuruar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

 Biblioteka e qytetit në Kaçanik pasurohet edhe me 165 tituj të rinj shkencorë e letrar, të dhuruar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës  në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së librave, ishte drejtori për Arsim e Kulturë, Enver Kamishi, i cili u shpreh mirënjohës për librat e dhuruara.

Ai ka thënë se librat do t’i dorëzohen bibliotekës së qytetit, ndërsa lexuesit do të kenë mundësinë që të pasurojnë dijen e tyre, varësisht nga fushat e studimit.

Ditë më parë, bibliotekës së qytetit  iu dhuruan 455 libra shkencor enciklopedik në vlerë afër 16 mijë euro nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.