Kaçanik: Komuna organizon koncert për mërgimtarë

KaçanikPostuar: 10:26 / 04.08.2016

Me moton “Ju jeni pjesë e atdheut” Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me OJQ-të komunale ka organizuar koncert për mërgimtarë.

Pjesa e parë ishte e rezervuar për programin për fëmijë, ndërsa pjesa e dytë ishte e rezervuar për programin e të rriturve.

Në koncert performuan valltarë dhe artistë kaçanikas:
SHKA “ Gryka e Kaçanikut”,
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ Shqiponja”,
Shoqëria Kulturore Artistike “ Tingujt e Vendlindjes” Stagovë,
Rok Grupi “ FORTUNA”.

Ky koncert është organizuar në kuadër të aktiviteteve të ditëve të mërgatës./InfoKomuna/