Kaçanik: Promovohet kulturën tradicionale përmes këngëve dhe valleve në "Festivalin Ballkanik"

KaçanikPostuar: 21:14 / 25.10.2016

Shoqëria Kulturore Artistike "Tingujt e Vendlindjes" ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ballkanik në Gemlik të Turqisë.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi ka përcjellur nga afër performancën e SHKA-së “ Tingujt e Vendlindjes” i cili e vlerësoi se qyteti i Kaçanikut ka mjaft të rijnë të cilët dinë të prezantojnë vlerat dhe traditat kulturore përmes këngëve dhe valleve të bukura shqiptare.

Nënkryetari Elezi tha se prezantimi i kulturës dhe vlerave tradicionale nëpër botë, është promovimi më i mirë i shtetit të Kosovës. Nga ana tjetër Xhevdet Hysa- udhëheqës i SHKA-së “ tingujt e Vendlindjes” falënderoi Komunën e Kaçanikut për përkrahjen e dhënë që të kjo shoqëri të përfaqësoj Kosovën në këtë festival me karakter ndërkombëtar. /InfoKomuna/