Kaçaniku mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme

KaçanikPostuar: 12:34 / 20.07.2017

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë.

Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës, për të vazhduar më pas me një piknik ditor, që do të përfshijë shumë aktivitete kulturore e sportive.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se të gjitha këto aktivitete janë duke u organizuar për të mirëpritur mërgimtarët dhe për të ndjerë ata vetën më afër vendlindjes së tyre.

Agjenda:

Takim i bashkatdhetarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe stafin përcjellës

27 Korrik 2017 E Enjte
Ora 11:00
Vendi objekti komunal- Salla e Kuvendit
Piknik në Shtrazë

29 Korrik 2017 ( E shtunë)
Ora: 11:00

Vendi Shkolla Fillore e fshatit Shtrazë ( Aktivitetet: Fjalë rasti, Program kulturo artistik- Muzikë popullore, muzikë folklorike dhe muzikë argëtuese si dhe aktivitete sportive.
/InfoKomuna/