Nëntori festiv në Kaçanik do të jetë i mbushur me aktivitete kulturore e sportive
Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, është formuar këshilli organizues me rastin e festës së 28 nëntorit-ditës së flamurit kombëtarë.
Këshillin organizues do të udhëhiqet nga Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, ndërsa anëtarë të tjerë do të jenë nga ekzekutivi komunal, zyrtarë nga sektori i kulturës, rinisë dhe sportit, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe profesionist të artit dhe kulturës kaçanikase.
Nënkryetari i Komunës Remzi Elezi tha se Komuna e Kaçanikut me rastin e 28 nëntorit, do të organizoj shumë aktivitete kulturore e sportive.
Nënkryetari Elezi tha se do të jetë një javë e stërmbushur me aktivitete kulturore, letrare, për tu përmbyllur me datën 28 nëntor me programin e fëmijëve dhe me manifestimin qendror në Pallatin e Kulturës Xheladin Kurtaj në Kaçanik, në të cilin do të perforomojnë shoqëri e grupe artistike nga Komuna e Kaçanikut./InfoKomuna/