Hapet ekspoztia "Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore në Kosovë"

LipjanPostuar: 13:31 / 09.03.2017

Në Bibliotekën e Qytetit në Lipjan, sot u hap ekspozita me foto nga aktivitetet që janë zhvilluar në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore në Kosovë”, projekt i cili është realizuar falë një bashkëpunimi shumë të mirë në mes të Komunës së Lipjanit, Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimorë të Drejtorisë së Përgjithëshme të Fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit të Komisionit Evropian, Xhenoveva Ruiz Calavera, Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova si dhe përfaqësues të tjerë nga Zyra e BE-së.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se Lipjani ndihet i nderuar me rastin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme dhe se jo rastësisht është zgjedhur objekti i Bibliotekës së Qytetit për organizimin e kësaj Ekspozite, objekt ky i cili është financuar nga fondet e BE-së.

“Lipjani është një model i bashkëpunimit mes komuniteteve, pushtetit komunal dhe kjo është produkt, rezultat i gjithë qytetarëve lipjanas, me theks të veqant vlen të theksojm kontributin e Krerëve të Bashkësive fetare. Ne edhe me këtë rast falenderojmë BE-në për Mbeshtetjen nga fondet e BE-së gjatë kësaj periudhe që padyshim i kanë dhënë shtytje zhvillimit dhe ndërtimit të infrastrukturës në Lipjan”, ka theksuar Ahmeti.

Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimorë e Drejtorisë së Përgjithëshme të Fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit të Komisionit Evropian, Xhenoveva Ruiz Calavera, tha se ndihet e nderuar që është pjesë e kësaj ceremonie, ku po prezantohen fotografi të aktiviteteve jo vetëm nga komuna e Lipjanit por edhe nga Komuna të tjera.

“Ju jeni një shembull i mirë i bashkëjetesës, mënyra se si ju jeni duke e ruajtur trashëgiminë kulturore është një katalizator i zhvillimit, jo vetëm për Lipjani por për gjith vendin”, tha Calavera.

Ajo bëri thirrje që respekti në mes të komuniteteve të ndryshme të ruhet ku tha se Lipjani është shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga të tjerët. Colvera e përgëzoi Kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti si dhe liderët religjiozë për punën dhe rolin e tyre në avancimin e zhvillimit të shoqërisë.

Pas përfundimit të kësaj ceremoni është realizuar edhe një vizitë e përbashkët tek Xhamia “Mulla Sherif Ahmeti” në Lipjan si dhe vizitë në Kishën Ortodokse Shën Flori dhe Lauri.
/InfoKomuna/