Malishevë: Qendra e Kompetencës Kujtim Krasniqi, shënoi ditën e shkollës
Qendra e Kompetencës Kujtim Krasniqi në Malishevë, në ditëlindjen e dëshmorit, emrin e të cilit e mban kjo vatër e arsimit profesional, ka shënuar ditën e saj.
Në këtë ditë të shënuar, ku krahas nxënësve e mësimdhënësve, morën pjesë edhe familjarë të dëshmorit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, të shoqëruar nga drejtorë tjerë komunal, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Halil Morina, pjesëtarë të FSK-së, bashkëluftëtar të Kujtim Krasniqit, dhe qytetar të tjerë.
Qendra e Kompetencës Kujtim Krasniqi në Malishevë, në ditëlindjen e dëshmorit, emrin e të cilit e mban kjo vatër e arsimit profesional, ka shënuar ditën e saj. Në këtë ditë të shënuar, ku krahas nxënësve e mësimdhënësve, morën pjesë edhe familjarë të dëshmorit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, të shoqëruar nga drejtorë tjerë komunal, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Halil Morina, pjesëtarë të FSK-së, bashkëluftëtar të Kujtim Krasniqit, dhe qytetar të tjerë.
Me këtë rast u vlerësua jeta dhe veprimtaria e Kujtim Krasniqit, si dhe të arriturat e Qendrës së Kompetencës. Drejtori i Qendrës së Kompetencës Kujtim Krasniqi, Nazmi Zogaj, në fjalën e rastit, i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vatër shkollore që nga hapja e saj, e deri në ditët e sotme, përfshi edhe bizneset në Malishevë, që e mundësojnë mbajtjen e mësimit praktik.
Drejtori Zogaj, shprehi mirënjohjen e përjetshme për dëshmorin Kujtim Krasniqi, dëshmorët e kombit dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre, për lirinë që ja sollën vendit.
Ndërsa nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, në fjalën e rastit, e vlerësoi ngjarje të madhe ditën e shkollës, e cila reflekton punën, misionin dhe përpjekjet e kësaj vatre të diturisë, e cila është pjesë e kompetencave edukative dhe arsimore. Duke folur për emrin që mban shkolla, nënkryetari Mazreku tha se është shembulli më i mirë, se si interpretohet atdhedashuria.
Këtë ditë të veçantë për këtë vatër shkollor,e e ka përshëndetur edhe zyrtari i agjencionit për arsim profesional, Jetmir Berisha.
Pas fjalimeve dhe programit artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, u ndanë edhe mirënjohje për nxënësin më të mirë, mësimdhënësin më të mirë, kujdestarin më të mirë dhe punëtorin teknik më të mirë. /InfoKomuna/