U promovuan veprat historike të dy autorëve kuksian
Në Komunën e Malishevës, janë promovuar tri vepra të dy autorëve shqiptar nga Kukësi, Rexhep Shahu dhe Izet Duraku.
Veprat prezantojnë fakte historike për planifikimin e shpërnguljeve tëshqiptarëve, shqiptarët në raport me fuqitë e mëdha dhe depërtimin epërgjuesve serb.
Në këtë promovim, mori pjesë edhe Ambasadori iShqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, kryetari i Malishevës, RagipBegaj dhe personalitete të shumta publike, historian e letrarë.Promovimi i këtyre veprave, është organizuar nga shoqata e shkrimtarëveTafil Kelmendi në Malishevë.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, foli për ngjarjet historikenëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, përfshi edhe shpërnguljet dheplanifikimet serbo-sllave për shfarosjen e shqiptarëve, që edhe këtovepra i dedikohen asaj periudhe dhe atyre ngjarjeve.
Me këtë rast ifalënderoj autorët për shkrimin e historisë, në mënyrë që të kujtohethistoria jonë, tha Begaj.
Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë nëKosovë, Qemajl Minxhozi, duke folur për autorët, tha se janë dy figuratë nderuara, të letërsisë, artit dhe historisë.
Unë ju falënderoj përftesën, por i falënderoj edh autorët që kanë zgjedhur Malishevën, përpromovimin e këtyre veprave, me rëndësi historike, pasi Malisheva, ështënjë qytet i vogël, me një të kaluar të lavdishme në historinë epopullit shqiptar, theksoi ai.
Më pas, njohës të letërsisë dhe historisë,nga Malisheva, Prizreni, Gjakova e Shqipëria, si Izet Shala, MehdiKrasniqi, Muharem Kurti, Eqerem Kryeziu dhe të tjerë, folën përrëndësinë historike të këtyre veprave, ku pasqyrohet në mënyrë faktike, egjithë periudha e tentimit të shpërnguljes së shqiptarëve, si dhe anaartistike dhe letrare, ku i vlerësuan jashtëzakonisht lartë këto botime.
Nëkëtë ngjarje, janë promovuar librat Përgjuesi serb i Ismail Qemalit,Shqiptarët e fuqitë e mëdha dhe Shpërngulja e shqiptarëve e autorëveRexhep Shahu dhe Izet Duraku./InfoKomuna/