Mbahet panairi "Gratë në biznes" - Mitrovica, 2016

MitrovicëPostuar: 11:16 / 22.11.2016

Në kuadër të projektit "Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës" sot në sheshin "Isa Boletini" në jug të Mitrovicës mbahet panairi "Gratë në biznes" - Mitrovica, 2016".

Projekti ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dheJug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian nëKosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.

Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions.

Qëllimi kryesor i panairit është që të prezantohen prodhimet dheshërbimet e 33 grave përfituese të cilat kanë fituar grante, dhe të 17grave pjesëmarrëse të projektit ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”.