Kryetari Bulliqi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e QKK-së

PodujevëPostuar: 19:45 / 06.07.2023

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare e Kinematografisë, Blerta Zeqiri për kinemanë verore në Podujevë, duke shfaqur filmat e prodhuar nga QKK në disa prej hapësirave publike në qytetin e Podujevës si në parkun e pishave, sheshin e qytetit dhe teatrin.

Shfaqja e filmave do të bëhet për dy muaj radhazi nga një brenda javës.

Kryetari Bulliqi ka falënderuar drejtoreshën e QKK-së për mundësinë që po ofrojnë për funksionalizimin e kinemasë verore, duke ju mundësuar dashamirësve të filmit të shohin filma të ndryshëm të prodhuar nga QKK-ja.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ishte edhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.