Podujeva shënon Ditën e Librit me ekspozitë

PodujevëPostuar: 17:08 / 23.04.2018

Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Komunës së Podujevës e ka shënuar Ditën e Librit, me aktivitetin “Ekspozita e Librit”, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë.

Ekspozita e organizuar për Ditën e Librit u vizitua nga qytetarë të Podujevës. Ndërsa, për nxënësit e Sh.F.M.U. “Dr. Ibrahim Rugova”, të cilët vizituan ekspozitën, Biblioteka e Qytetit ndau libra falas.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në Podujevë, Donika Sfishta, me këtë rast premtoi angazhim për të krijuar kushte sa më të mira për lexuesit llapjanë.

“Ekspozita e Librit” do të jetë e hapur tri ditë nga dita e sotme. /InfoKomuna/