Këtë vit 30% më shumë turistë kanë vizituar Kryeqytetin

PrishtinëPostuar: 15:52 / 27.07.2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi ka njoftuar se këtë vit 30% më shumë turistë kanë vizituar kryeqytetin në krahasim me vitin e kaluar, ku me këtë rast Kryeqyteti po bëhet secilën herë e më shumë atraksion turistik dhe qendër kulturore e festivaleve.

Postimi i plotë i kryetarit Rama:

Prishtina gjithmonë e më shumë po bëhet atraksion turistik dhe qendër kulturore e festivaleve, ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme.

Sivjet 30% më shumë turistë kanë vizituar kryeqytetin në krahasim me vitin e kaluar, sipas Unionit të Turizmit të Kosovës, statistikë që e vërteton faktin se Prishtina jonë ka shumë për të ofruar.

Restaurimi i Sahat Kullës, përfundimi i restaurimit të Xhamisë së Gurit (Çarshisë), arkitektura e veçantë e xhamive Jashar Pasha dhe Mehmet Fatih, Muzeu Etnologjik, historitë e tyre, e bëjnë rrugën “Ibrahim Lutfiu” të duket një zonë vërtet atraktive për turistët.