Në Prizren çertifikohen 30 filigranistë të rinj në kuadër të projektit "Ringjallja e zejeve"

PrizrenPostuar: 16:36 / 03.07.2023

Sot, në Prizren u bë certifikimi i 30 filigranistëve të rinj në kuadër të projektit të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik "Ringjallja e zejeve".

Pjesëmarrësit janë trajnuar tetë muaj, ndërsa, gjatë katër muajve të fundit, kandidatët më të dalluar vijuan kursin e plotë.

Filigranistët janë ndër mjeshtrit më të njohur të qytetit tonë që punojnë me vegla dore dhe krijojnë me teknikën e filigranit objekte arti prej ari, argjendi, bakri, qelibari e gurësh tjerë të çmuar, që e kanë bërë të njohur Prizrenin në gjithë botën.