Vazhdojnë punimet në renovimin e Shtëpisë së Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren
PrizrenPostuar: 14:04 / 16.05.2023
Po vazhdojnë punimet në renovimin e Shtëpisë së Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, projekt i cili është investim i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me vlerë prej 750 mijë eurosh.
Renovimi i tërësishëm i këtij objekti, që ekziston nga vitet e ’60-ta, përveç që do t’i përmbushë të gjitha nevojat, sidomos të artistëve të arteve dramatike, do të jetë fantastik për vizitorët e teatrit edhe nga aspekti estetik.
Në kuadër të punimeve, po ndërtohet dhe salla e ekspozitave për artet pamore, gjë që e kompleton tërësinë e këtij tempulli të kulturës.
Po jetësohet ideja që artistët ta kenë ambientin dinjitoz.