Biblioteka e ShML "12 Maji" në Rahovec përfiton mbi 150 tituj librash
Biblioteka e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc merre dhuratë libra nga klubi letrat "VOREA UJKO".
Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë "12 Maji" në fshatin Ratkoc tëKomunës së Rahovecit, u mbajt orë letrare për shënimin e 550 vjetorit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Flakën e Janarit në nderim të rënies së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, transmetonInfoKomuna.
Organizimin e orës letrare e kanë nderuar mepjesëmarrjen e tyre shkrimtari i njohur Prend Buzhala, aktori IsmetKrasniqi-LALA, piktori Idriz Berisha dhe shkrimtari Gjon Gjergjaj, që të gjithë nga klubi letrar "VOREA UJKO", nga Komuna e Klinës.
Ipranishëm në këtë organizim ishte edhe Arben Rashkaj-drejtor i Shtëpisësë Kulturës në Prizren dhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim nëRahovec Avni Morina.
Përfaqësuesit nga klubi letrar "VOREA UJKO" nga Klina dhe drejtori i shtëpisë së kulturës në Prizren i dhuruanbibliotekës së shkollës mbi 150 tituj librash me poezi e prozë dhe ulexuan poezi nga më të bukurat.
Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, me këtë rast i ka falenderuar të gjithë tëpranishmit me theks të veçantë përfaqësuesit e klubit letrar "VOREAUJKO", për dhuratën e çmuar që u bënë nxënësve të kësaj shkolle.
Nxënësit e Sh.M.L“12 Maji”, para të pranishmëve kanë recituar vargje poetike dhe kanë shpalosur punimet e tyre. /InfoKomuna/