Hoça e Madhe bëhet me "Teatër Veror"
RahovecPostuar: 22:30 / 06.09.2016
Më kërkesë të autoriteteve komunale, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë sot vendim që në pronën e ndërmarrjes shoqërore Podrima në Hoçë të Madhe të ndërtohet një objekt i përkohshëm Teatri veror.
Banorët e Hoçës së Madhe së shpejti do ta kenë një godinë të re, ku do të mund të shohin performanca dhe shfaqje të ndryshme teatrore.
Këtë nismë e kishte ndërmarrë Komuna e Rahovecit me qëllim të ngjalljes së jetës kulturore në këtë lokalitet dhe inkurajimit të të rinjve për tu marrë me aktivitete kulturore.
Më kërkesë të autoriteteve komunale, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë sot vendim që në pronën e ndërmarrjes shoqërore Podrima të ndërtohet një objekt i përkohshëm Teatri veror në Hoçën e Madhe.