Kryetari Latifi priti në vizitë anëtarët e Ansamblit çam "Mall për Çamërinë"
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi ka njoftuarse me kënaqësi ka pritur në vizitë anëtarët e Ansamblit çam "Mall për Çamërinë", të prirë nga solistët e njohur Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi.
Kryetari Latifi, ka njoftuar se ata po marrin pjesë dhe po e madhështojnë edicionin V të festivalit mbarëkombëtar të këngëve dhe të valleve "N'konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe".
“I falënderova për pjesëmarrjen e tyre dhe i inkurajova qe të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor edhe ne vitet e ardhshme.
Po ashtu, falënderova edhe artistët rahovecas, prof. Naser Dula dhe Ardian Limanmera për organizimin e një ngjarjeje madhështore siç është festivali "N'konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe".” – ka shkruar kryetari Latifi.