Shfaqet premiera e komedisë "Flakë le të kallet shpia"

ShtimePostuar: 09:04 / 25.09.2017

Në kuadër të aktiviteteve Ditët e Rinisë në komunën e Shtimes, mbrëmë në sallën e mbushur plotë me spektator u shfaq premiera e komedisë “Flakë le të kallet shpia” organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, transmeton InfoKomuna.

Premiera komedi “Flakë le të kallet shpia”, u shfaq në skenë me regji nga Gazmend Ademaj, dhe me aktorët e rinjë dhe shume të talentuar : Adelina Bajrami, Adrian Pajaziti, Dafina Ramadani, Dona Krasniqi, Dren Imeri, Durim Ademaj, Ergjan Mehmeti, Gentiana Mehmeti, Gentë Lami, Kosovar Misini, Qëndrim Shabani, Qlirimtar Misini dhe Zela Gashi. Spektatoret e pranishëm me duartrokitje te shumta përcollen këtë shfaqje.

Në fund të shfaqjes Qendra Rinore në Shtime përmbylli aktivitetet e saj në kuadër të Javës së Rinisë duke shpërblyer fituesit e finales së madhe në volejboll për femra ndërmjet ShFMU "Bajram Curri" Petrovë dhe ShFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë. Ndeshjen që zhvilluan shkollat ishte shumë e mirë ku nxënësit dhe mësimdhënësit dhanë maksimumin që të luajnë në mënyrën sa më të mirë. Shkollat në fjalë kishin edhe përkrahësit e tyre që bënë atmosferë shumë të mirë duke i motivuar ekipet e tyre. Me rezultat 2 me 1 vendin e parë e mori ShFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë ndërsa vendin e dytë mori ShFMU "Bajram Curri" Petrovë dhe vendin e tretë ShFMU "Hasan Prishtina" Godanc.

Rezultatet në Volejboll për femra ishin:
Vendi I ShFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë
Vendi II ShFMU "Bajram Curri" Petrovë
Vendi III ShFMU "Hasan Prishtina" Godanc.
Rezultatet në Ping - Pong për meshkuj ishin:
Vendi I ShFMU "Abdulla Shabani" Carralevë
Me nxënësin Petrit Kadrija
Vendi II ShFMU "Bajram Curri" Petrovë
Me nxënësin Blerton Salihaj
Vendi III ShFMU "Hasan Prishtina" Godanc
Me nxënësin Talat Ramadani.