Maroku tubon muzikantë nga e gjithë bota
Muzikantë nga pesë kontinente do të marrin pjesë në Festivalin XVI të Xhazit që mbahet në qytetin maroken të Tangierit, ndërmjet 9 dhe 13 shtatorit të këtij viti.
I njohur si Tanjazz, tërë aktiviteti në fjalë do ti tubojë njëzetë bende të cilat do të përfaqësojnë stile të ndryshme, si electric groove, blues apo soul-rock.
Ndër emrat e shquar janë pianisti kuban Melon Ljuis, i cili do të interpretojë muzikë afro-latine, kurse emrat si Minino Graaj nga Argjentina dhe Rubi Llanden e Niki Hill nga ShBA-ja po ashtu do të interpretojnë me tingujt e tyre kontemporan dhe rifreskues.
Me sloganin Xhazi i pesë kontinenteve, kjo ngjarje kulturore do ti bëjë bashkë muzikantë nga Evropa e Azia, sikurse edhe pritet pjesëmarrje e grupeve nga Senegali, Algjeria, Libani e Australia.