Ansambli "Drenica" përfaqëson Kosovën në Giresun të Turqisë

SkënderajPostuar: 09:20 / 22.05.2019

Ansambli “Drenica” nga Skenderaj po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Aksu Giresun” që organizohet nga Qeveria dhe Presidenca e Komunës se Giresunit të Turqisë.

Në këtë edicion të 42-të të këtij festivali, anëtarët e ansamblit “Drenica” janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në përfaqësimin e shtetit tonë.

Është hera e parë që ky ansambël performon në këtë vend krahas pesë shteteve tjera, kurse vetëm nga Turqia janë tri grupe pjesë e garës.

Ansambli “Drenica” është paraqitur me këngëtarët dhe valltarët tanë, që ka muaj të tërë që janë përgatitur për të përfaqësuar sa më denjësisht Skenderajn dhe Kosovën. /InfoKomuna/