Nënkryetari Nura takon udhëheqësit e Ansamblit 'Drenica'

SkënderajPostuar: 09:34 / 15.06.2017

Pas sukseseve të njëpasnjëshme, në veçanti pas suksesit të treguar në Festivalin "I këndojmë lirisë", ku Ansambli "Drenica" fitoi çmimin e parë "Mujë Krasniqi", ky ansambël është pritur nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i shoqëruar nga drejtori i Kulturës në Skenderaj.

Qëllim i këtij takimi ishte urimi i z. Nura për suksesin e arritur të Ansamblit "Drenica" dhe për punën që po bëjnë anëtarët e tij në kultivimin e vlerave të muzikës tradicionale folklorike, valleve dhe veshjeve tradicionale.

Z. Nura u shpreh shumë i lumtur për suksesin dhe punën që po bënë Ansambli "Drenica", duke ju premtuar anëtarëve të tij rritjen të mbështetjes institucionale.

Udhëheqësit e Ansamblit i prezentuan Nënkryetarit Nura sukseset dhe të arriturat, si dhe kërkuan mbështetje më të madhe për punën e tyre.

Nënkryetari Nura u zotua se përkrahja për Ansamblin "Drenica" do të rritet dhe se përkrahja në fushat si kultuar, rinia dhe sporti do të përkrahen më shumë, varësisht edhe nga rezultatet e treguara.

Ansambli "Drenica" bënë aktivitetin e tij kulturor në Skenderaj që 49 vite dhe nga gjiri i tij kanë dalura emra të njohur të estradës së Kosovës.

Ky ansambël sot ka rreth 120 anëtarë të moshave të ndryshem dhe aktivitetet e tij i mbanë në Qëndren e Kulturës në Skenderaj.

Çdo vit Ansambli Drenica përfaqson Skenderajn dinjitetshëm në shumë festivale të muzikës tradicionale brenda dhe jashtë Kosovës.

/InfoKomuna/