Kryetari Asllanaj viziton Galerinë e Fatos Kabashit
Në fshatin Krushicë të Suharekës, tash e katër vite është e hapur Ekspozita (galeria e punës) e artistit Fatos Kabashi. Këtë ekspozitë sot e ka vizituar kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj i shoqëruar nga drejtori i DKKRSM-së z.Nuhi Llugaxhiu dhe drejtori i DPZHBP-së z. Xhemajl Kabashaj.
Kryetari Asllanaj ka mbetur i mahnitur me punimet e ekspozuara në këtë ekspozitë dhe e ka uruar që Fatosi të ketë suksese edhe në të ardhmën. Ndryshe ne Ekspozitën e tij artisti Fatos Kabashi ka punime të larmishme, si mozaikë me gurë natyror dhe kabllo, skulptura dhe punime tjera në teknika të ndryshme.
Ai ka punuar edhe portretin e ish presidentit dr. Ibrahim Rugova që është në mozaik me dimenzione 200x140 cm. Pastaj ka punuar portretin e aktorit të madh shqiptar me fame botërore Bekim Fehmiu, të ish shefit të Apple, Steve Jobs.
Ndërsa ndër sukseset që deri tash ka aritur është çmimi kryesor në Galerinë Kombetare të Kosovës , në edicionin e 9-të ate Muslim Mulliqi si dhe punimi për Nënën Tereze i ekspozuar në muzeun e Papës në Vatikan, i cili u vlerësua si punimi më i mirë i figures së Nënës Terezë.
/InfoKomuna/