Po vazhdojnë aktivitetet në ditën e dytë të festës tradicionale "Festari 2023"

SuharekëPostuar: 13:53 / 19.09.2023

Aktivitetet në ditën e dytë të Festës tashmë tradicionale “Festari 2023” sot kanë filluar që nga ora 10:00 në Sheshin e Qytetit të Suharekës.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë bërë: dhurimi i gjakut, matja e tensionit të gjakut, dhënia e këshillave shëndetësore për qytetarë nga QKMF –ja, pastaj Festari humanitar si dhe aktivitetet nga Qendra” Handikos” së bashku me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “ Skender Luarasi”, të cilët kanë pikturuar në Sheshin e Qytetit.

Aktivitetet sot do të vazhdojnë edhe në orët e pasdites dhe në mbrëmje sipas Agjendës së paraparë për të cilën do t’ju njoftojmë  në vazhdimësi.