Pezullohen punimet në Kalanë e Vushtrrisë
Operatori privat nga Vushtrria që ka marrë në shfrytëzim Kalanë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve përkohësisht ka pezulluar punët në realizimin e projektit sipas kontratës.
Një vendim të tillë pronari Mentor Salihu është detyruar ta marrë me rekomandimin e qiradhënësit për shkak të reagimeve kundërshtuese nga qytetarët, shoqëria civile dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.
Burime të lajmiexpress.net bëjnë me dije se drejtoresha Shpresa Rama ka alarmuar edhe Ambasadën e SHBA në Prishtinë për vendimin e IKMM për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë, për të cilën ky shtet ka investuar mbi 300 mijë euro për restaurim.
Mësohet se ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie,do të vizitojë Vushtrrinë,ku edhe do të takojë të parin e komunës Bajram Mulaku.