Prezantohet projekti ideor i Qendrës së Kulturës "Hasan Prishtina"
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,së bashku me bashkëpunëtorë, ka takuar sot përfaqësuesit e Kompanisë Arhigo.ing të kontraktuar nga komuna, ku është prezantuar dhe debatuar për projektin për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Kulturës Hasan Prishtina , që duhet të ndërtohet pas rrënimit të pjesës dërmuese të objektit egzistues.
Kryetari Mulaku me këtë rast tha se komuna mbështet këto projekte që kanë të bëjnë me kulturën dhe infrastrukturën e qytetit të Vushtrrisë, për cka kemi marrë mbështjetje edhe nga Qeveria e Republikes së Kosovës, përkatësisht Ministria e KRS.
Pasi të kryhen të gjitha procedurat për projektin ideor, i cili do të dalë edhe në diskutim publik,ku qytetarët vushtrrias mundë të japin vërejtjet dhe sygjerimet eventuale rreth projektit,do të vazhdohet me realizimin konkret të tij, ka thënë Mulaku.
Kryetari Mulaku ka theksuar se nevoja për ndërtimin e këtij objekti është më se e nevojshme, për shkak se objekti i tashëm nga specialistët është vlerësuar i amortizuar dhe me rrezik për ushtrimin e veprimtarivë të ndryshme kulturore. Investimet për realizimin e këtij objekti që do të jetë shumë më funksional,me hapësirë shumë më të madhe, do të sillen rreth 1.500.000 euro, mjete këto të përbashkëta nga buxheti i Komunës së Vushtrrisë dhe MKRS.
Projekti do te jëtë dy vjeçar,kurse punët pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të këtij viti. Në projektin ideor është paraparë që të ketë një hapësirë multifunksionale, administratë, biblioteka, salla e leximit, galeria, foaje, auditorium, amfiteatri i hapur, dhoma mekanike salla e vogël, dhe parking për më shumë se 100 vetura.
InfoKomuna