Kryetari Ramosaj mban takim me grupin punues për performancë komunale

DeçanPostuar: 15:07 / 04.03.2024

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot, ka mbajtur takim me grupin punues për performancë komunale, për t’u koordinuar rreth angazhimit dhe përgatitjes për raportimin e të dhënave në sistem për vitin 2023.

“Nga ta kërkova të shtohet angazhimi dhe të rritet përkushtimi që të kemi një performancë të duhur.
Performanca komunale përfshin fushat nga të gjitha drejtoritë, nxit ndryshime pozitive në sjelljen e komunave për përmirësimin e qeverisjes, menaxhimit financiar dhe burimeve njerëzore, transparencës dhe integritetit.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Ramosaj.