Kryetari Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e Organizatës The HALO Trust

DeçanPostuar: 18:05 / 26.01.2024

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se me nderin më të madh ka pritur sot në Deçan, përfaqësuesit e Organizatës The HALO Trust, në një takim miqësor, për të shprehur mirënjohjen të sinqertë për kontributin e çmueshëm në krijimin e ambientit të sigurt në shtetin e Kosovës, e me theks të veçantë për punën që është bërë në këtë drejtim, në Komunën e Deçanit.

“Shpreh falënderimin tim për z. Michael Montafi, z. Agron Boshtraj, znj. Laura Gonzales, znj. Elsa Dema dhe z. Hasan Luma, që ishin sot me ne!
Mirënjohës përzemërsisht!
BR” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Ramosaj.