Mbahet mbledhja e dytë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Deçanit

DeçanPostuar: 19:23 / 26.02.2024

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Deçanit, të cilën mbledhje e udhëheqi kryesuesi, Hajdar Sutaj, dhe të pranishëm ishin anëtaret e KPF-së drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Rifat Stojkaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e 20,000.00€ për bashkëfinancim me organizatat joqeveritare në lëmin e bujqësisë;
3. Marrja e vendimit për ndarjen e 5,000.00€ për pagesën e donacinit për pajisjet e shkollave dhe QKMF;
4. Shqyrtimi i Draft-Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë; 29.02.2024.