Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit
Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Deçanit ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, Hajdar Sutaj.
Kuvendi, sot, ka marrë vendim për:
1. Ndarjen e tri parcelave, për ndërtimin e tri çerdheve për fëmijë, përkatësisht në fshatin Gramaqel, Isniq dhe Strellc i Epërm!
2. Po ashtu sot Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për ndarjen e parcelës për ndërtimin e pishinës gjysëmolimpike te Qendra Rinore!
3. Gjithashtu Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare sipas marrëveshjes dhe ankesë marrëveshjes për kontigjentin e lopëve qumështore, me OJQ “Mëshqerra”
4. Ndër të tjera Kuvendi i Komunës ka diskutuar edhe Raportin një vjeçar të Kryetarit të Komunës.
5. Ka diskutuar raportin analitik financiarë për vitin 2023
6. Ka miratuar Planin e Punës së Kuvendit për vitin 2024
7. Ka miratuar vendimin për mbajtjen e mbledhjeve te rregullta te Kuvendit, KPF-së dhe Takimeve Publike.
Si dhe kanë diskutuar me ekzekutivin për shumë çështje me rëndësi për qytetarët, si infrastruktura rrugore, ndriçimi publik, kanalet e ujitjes, investimi në shkolla, etj.