Nënshkruhet marrëveshja për zgjerimin e rrugës, urave dhe strukturave në segmentin Lëbushë - Qendra e Strellcit
DeçanPostuar: 18:12 / 29.04.2024
Sot, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj priti në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Në këtë takim, palët nënshkruan projektin për zgjerimin e rrugës, urave dhe strukturave për segmentin Lëbushë - Qendra e Strellcit.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të Komunës së Deçanit.” – tha kryetari Ramosaj.